Nisma thotë se Limaj mori mbështetje partiake për koalicionin

Sipas një komunikate të partisë NISMA për Kosovën, kryetari i saj Fatmir Limaj ka marrë mbështetjen e këshillave të kësaj partie për koalicionin e partive opozitare.

Lajme

19/06/2014 20:24

Në takimin e sotëm të kryetarëve dhe koordinatorëve të këshillave të Nismës për Kosovën nëpër komuna, u diskutua për situatën paszgjedhore, si dhe për projektet e ardhshme politike të partisë, thuhet në komunikatë.

“Në këtë takim kryetari Limaj ka folur edhe për ecurinë e marrëveshjes së arritur mes subjekteve politike, LDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën”.

“Marrëveshja mori mbështetje të fuqishme edhe në këtë takim”, thuhet në komunikatë, dhe shtohet se Limaj ka thënë që marrëveshja është në interes të qytetarëve të Kosovës.