Nisma: Sot fitoi strategjia fashiste e Serbisë

Partia opozitare, Nisma për Kosovë ka vlerësuar se lufta diplomatike e Serbia, e cila bëri fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e ka mbështetur këtë fushatë mbi një strategji fashiste dhe raciste.

Lajme

09/11/2015 16:19

 

Kjo strategji, sipas Nismës, e cila krahasoi Kosovën me ISIS-in, fitoi sot.

Partia Nisma thotë se kjo sjellje e Serbisë tregn se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovës, por një vend armiqësor.

“Prandaj,rruga që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.