Nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i shkon Qeverisë/ LIVE

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcka ka bërë të ditur se Kryesia ka marrë vendim që Gjykata Speciale t’i shkojë Qeverisë së Kosovës.

Lajme

22/01/2018 10:51

“Kësaj here kryesia e kuvendit e kishte kuorumin prej katër anëtarëve dhe morën vendim që nisma e deputetve për shfuzimim t’i shkojë për shqyrtim Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kemi një avancim të kësaj nisme, besoj se tani duhet ta pyesni qeverinë”, ka thënë Konjufca raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se njëri nga anëtarët e Kryesisë dalloi nga vendimmarrja.

“Ka shkuar siç është kërkuar, tani topi është në dorën e qeverisë së Kosovës se çka mendon për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara”./Lajmi.net/