Nisma për Kosovën po shënon 1 vjetorin e themelimit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, kanë zhvilluar një takim pune me të gjitha strukturat e degës së NISMA-s për Kosovën në Fushë Kosovë, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Driton Ademi, dhe strukturat udhëheqëse të kësaj dege.

Lajme

25/04/2015 18:38

Takimi në Fushë Kosovë është zhvilluar në vazhdën e takimeve që po bëhen për njëvjetorin e themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Kryetari Limaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për NISMA-n në këtë komunë, e po ashtu ka folur për situatën politike në vend, për gjendjen ekonomike, dhe për tema tjera të rëndësishme për vendin. Në veçanti ka folur edhe për ikejt masive të qytetarëve nga Kosova, ku tha se vendin po e lëshojnë të gjithë ata të cilëve nuk po u ofrohet asnjë alternativë për të ardhmen.

aa

Kryetari Limaj në këtë takim tha se dega e NISMA-s në Fushë Kosovë duhet të jetë sa më e fuqishme, në mënyrë që të parandaloj çdo të keqe që mund të i shfaqet qytetarëve të Fushë Kosovës nga politikat jo të mira të qeverisjes lokale.

aaa

Kryetari i degës së NISMA-s në Fushë Kosovë, Driton Ademi, u ka shprehur mirënjohje strukturave të NISMA-s për Kosovën në Fushë Kosovë, për kontributin e dhënë deri më tani, ku tha se NISMA në Fushë Kosovë, është duke dhënë maksimunin e saj në forcimin e strukturave, me qëllim që të jemi një zë i fuqishëm në Fushë Kosovë.

aaaa

Ademi gjithashtu ka falënderuar Kryetarin Limaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kryesia e NISMA-s, degës së NISMA-s në Fushë Kosovë.