Nisma për Kosovën e shqetësuar për mungesën e fletëvotimeve në Drenas

Nisma për Kosovën shpreh shqetësimin e saj me ecurinë e zgjedhjeve, pasi sipas saj në disa qendra vendvotimesh në komunën e Drenasit është vërejtur mungesë e fletëvotimeve.

Lajme

08/06/2014 11:05

“ Në bazë të informacionit që kemi nga komisionarët dhe vëzhguesit tanë nëpër vendvotime, NISMA për Kosovën shprehet shumë e shqetësuar për ecurinë e procesit zgjedhor në komunën e Drenasit”, thuhet në një komunikatë.

“Sipas informacioneve tona, në komunën e Drenasit mungojnë fletëvotimet në shumë Qendra të Votimit, gjithashtu janë duke u penguar komisionarët dhe vëzhguesit e NISMA për Kosovën në fshatit Sankoc”.

“Gjithashtu vëzhguesit e NISMA për Kosovën në Drenas kanë parë rreth 50 autobus të PDK-së e të cilët po i bartin votuesit, kjo lënë dyshime për manipulime”. 

“Nisma bënë thirrje që organet kompetente që të jenë në vendin e ngjarjes e të mos lejojnë të bëhen manipulime”, thuhet në komunikatën e Nismës për Kosovën.

Nisma për Kosovën ka radhitur edhe qendrat ku është vërejtur mungesa e fletëvotimeve: 

Qendra  e Votimit \”Fehmi Ladrovci\” 0315 e; mungojnë 147 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Sh Galica\” 0307-e; mungojnë 100 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Korroticë e epërme\” -e; mungojnë 113 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Komoran\” –e mungojnë 442 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Kizharekë\” -e mungojnë 586 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Komoran\” -e mungojnë 442 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Arllat\” -0313e mungojnë 212 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Komoran\” -e mungojnë 442 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Llapushnik\” -e mungojnë 140 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Gllogoc\” -e mungojnë 170  fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Nekoc\” -e mungojnë 130 fletëvotime

Qendra  e Votimit \”Sankoc\” -e mungojnë  266  fletëvotime