Nisma për Kosovën dënon incidentet në Maqedoni

Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e Nisma për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë!

Lajme

28/04/2017 18:42

 

 

“Nisma për Kosovën konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pa ndalshëm. Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të pa pranueshme dhe si të tilla të dënueshme”, thuhet në kumtesë

“NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtar, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit”, përfundon komunikata e Nismës për Kosovën.

Ndaj incidenteve në Maqedoni kanë reaguar edhe subjektet tjera në Kosovë. /Lajmi.net/