Nisma: PDK i ofrojë Ramushit postin e kryeministri, ne e kemi mbështetur nga fillimi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi në një konferencë për media pas arritjes së koalicioni ka thënë se Nisma e ka mbështetur që nga fillimi Ramush Haradinajn për kryeministër, raporton lajmi.net.

Lajme

17/05/2017 01:29

“Tashmë kemi një koalicion të arritur. Nga PDK i ka ardhur një ofertë Ramush Haradianj në të cilën thuhet se do të jetë kryeministër. Nisma nga fillimi i koalicionit më AAK-në ka mbështetë Haradinajn për kryeministër. Pas disa zhvillimeve të orës së mbrëmjes Nisma ka marr vendim që të mbështete koalicionin”, ka thënë Sherifi.

Sherifi tha se është arritur marrëveshje se PDK dhe AAK të mos nxjerrin kandidat për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale, por të jetë vetëm i Nismës. /Lajmi.net/