Nisma kërkon tryezë dialogu për Trepçën

Nisma për Kosovën ka propozuar që urgjentisht pozita, opozita dhe grupet tjera të interesit, të ulën dhe të provojnë që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje konsensuale për Trepçën.

Lajme

09/02/2015 15:43

Nisma, përmes një komunikate për media, ka kërkuar që për Trepçën sa më shpejtë të krijohet një grup i ekspertëve të cilët do të përfaqësonin pozitën, opozitën dhe grupet e tjera të interesit, e të cilët do të hartonin një plan veprimi si dokument konsensual dhe këtë të ja ofrojnë parlamentit për miratim.

“Nisma për Kosovën kërkon nga qeveria që të heq dorë menjëherë dhe të ndal procedimin e mëtutjeshëm të ndryshim plotësimit të ligjit për ndërmarrjet publike, në mënyrë që t’i hapet rruga mundësisë së harmonizimit të qëndrimeve mes pozitës, opozitë dhe grupeve tjera të interesit rreth kësaj teme”.

Nisma për Kosovën, lider i së cilës është Fatmir Limaj, pret që koalicioni qeveritar të reflektojë konform seriozitetit të çështjeve në fjalë dhe urgjentisht të fillojë procesi i dialogut për këto tema.