Nisma e quan të padrejtë vendimin për Haradinajn

Kjo parti me anë të një komunikate për media ka thënë po ashtu se ky proces është i padrejtë.

Lajme

12/01/2017 14:44

“NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK’së, z. Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht”.

“NISMA për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK’së, z. Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest  i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të z. Haradinaj”, thuhet në komunikatën e Nismës, përcejll lajmi.net.

Nisma për Kosovën kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj./Lajmi.net