Nisma: Do të bindeni në seancën konstituive se i kemi numrat

NISMA për Kosovën ende nuk ka ndonjë informacion për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës. Mirëpo, përfaqësuesit e partisë së Fatmir Limajt thonë se thirrja e seancës është në ‘duart e Thaçit’.

Lajme

14/07/2017 20:19

“Sa i përket konstituimit të Kuvendit vendimi për ta ftuar atë, i takon presidentit te vendit, bazuar në kompetencat kushtetuese, ai është i detyryar ta thret atë brenda 30 ditëve nga momenti i çertifikimit të rezultateve zgjedhore. Prandaj do rezervohem ne përfolje te datave te mundshme për konstituimin e kuvendit”,  ka thënë për deputeti i Nismës, Bilall Sherifi për indeksonline.

Sipas tij, ka kohë që është siguruar shumica e nevojshme për votimin e kryetarit dhe kryeministrit Haradinaj, prandaj “Nuk kam çka i shtoj asaj qe deri me tani është thënë dhe është përsëritur me dhjetëra here, atyre që nuk besojnë mund vetëm t’ju them se do të binden ditën kur do të mbahet seanca”, është shprehur ai.

Ndryshe, zyrtarë të PAN-it janë shprehur të sigurt se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet javën e ardhshme, me shumë gjasë të mërkurën.