Nisin zërat që kërkojnë largimin e Isës nga udhëheqja e LDK-së

Isa Mustafën duket se e ndanë edhe pak kohë, nga momenti kur do të duhet të dal të paraqesë dorëheqjen nga kreu i LDK-së, pasi brenda në një periudhe më pak se gjysmë viti, regjistroi dy humbje të mëdha. Fillimisht humbi Prishtinën e më pas edhe Kosovën. Ende pa u bërë 24 orë nga dalja e rezultateve të para, zëra në LDK kanë filluar të kërkojnë zgjedhje të reja brenda partisë. 

Lajme

09/06/2014 15:18

Ish kryetari i LDK-së për Gjermani, Hafiz Gagica ka thënëse ai ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi me formën e udhëheqjes së partisë, por pas humbjes së djeshme nuk duhet pritur më për të filluar reformën. 

Ai ka thënë se koha është për forcim dhe dinamizim të kësaj partie.  

“Nga ky rezultat zgjedhor doli e qartë se opozita mbanë përgjegjësinë kryesore për humbjen e saj të djeshme, mbase ajo nuk arriti të ofrojë diçka më bindëse se partia në pushtet, mbase fajin kryesor për humbje e mbanë udhëheqja më e lartë e LDK-së, sepse nuk diti dhe nuk qe në gjendje të ofron opsion më të pranueshëm zhvillimor për elektoratin, por as nuk arriti t’i mobilizon qytetarët për një fushatë më përmbajtësore dhe më projekte konkrete për zhvillimin e vendit”. 

“Unë në vazhdimësi kam shkrue se elektorati rugovian po kërkon ndryshme rrënjësore në parti si dhe reforma të thella politike për të afrue alternativa të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës, gjë të cilën LDK-ja dhe opozita nuk arritën ta bëjnë. Sepse, ndryshimet politike dhe ekonomike nuk mund të arrihen me një lidership të mbyllur në vete e as me një opozitë të përçarë. Pra, opozita në krye më LDK-në nuk ofrojë zgjidhje konkrete për daljen nga kriza ekonomike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht”. 

“Tani pas këtij debakli zgjedhor si dhe mos arritjes për ta mposhtë PDK-në, para LDK-së qëndrojnë dilema dhe detyra tejet të rënda politike, të cilat kërkojnë mobilizim të menjëhershëm, dhe po qese dëshirohet përmirësimi i gabimeve të bëra në mandatin e kaluar zgjedhor për një fillim i ri, duhet të reflektohet sa më para në harmoni me rrethanat e krijuara pas zgjedhore, ngase rezultati i zgjedhjeve të djeshme tregoi qartë se në politikë shpeshherë gjërat marrin rrjedhë të kundërt më dëshirat tona”. 

“Pra, ka shumë çka para nesh që duhet analizue detajisht, në veçanti arroganca dhe gabimet politike, gjë që iu hakmor keq partisë tonë. Duhet bërë analiza të mirëfillta për shkaqet që çuan në humbje, duhet reflektue drejt dhe me mençuri për ndryshime në udhëheqjen e LDK-së, duke i fillue menjëherë përgatitjet për zgjedhje të reja partiake për të zgjedhur një kryesi të re dhe të qëndrueshme me objektiv të qartë për t’u bërë parti popullore e mirëfilltë e qendrës së djathtë, e cila do t’i hapte rrugë debateve reformuese për ta ruajt gjithë fuqinë e saj si dhe kthimin në faktor kryesor politik në Kosovë, siç ishte në vitet e arta kur udhëhiqej nga lideri historik, Dr. Ibrahim Rugova”. 

“Në kontekst të gjithë kësaj, unë si gjithherë, edhe sot jam i gatshëm për ta ofruar kontributin tim personal në dobi të forcimit dhe reformimit të LDK-së si dhe rritjes së saj të më tejme si parti e vlerave politike, kombëtare dhe kulturore. Koha është për reflektim dhe dinamizim të forcës së saj politike, si alternativa më e mirë për vendin dhe shoqërinë kosovare, e cila meriton përkujdesje më të madhe institucionale..!”