Nisin xhirimet e klipit të duetit më të pritur nga fansat (Foto)

Besa Kokëdhima dhe Flori Mumajesi do të vijnë në bashkëpunim në fillim të sezonit të nxehtë.

ShowBiz

18/05/2016 20:46

Këngëtarja e suksesshme ka zgjedhur për projektin e ri të bashkëpunojë me një prej miqve të saj më të mirë, të parin e “Threedots”, Flori Mumajesin, shkruan lajmi.net.

Besa ka ardhur në Prishtinë për të nisur xhirimet e klipit i cili do të realizohet nga produksioni i famshëm “Entermedia”.

Ajo ka publikuar një fotografi duke treguar se ndodhet në kryeqytet dhe se për dukjen e saj në klip janë duke u kujdesur Studio Sellma dhe Kaci.

Projekti pritet të publikohet në fillim të muajit Qershor./Lajmi.net.