Nisin xhirimet e filmit ‘Zori 2’, marrin pjesë edhe ‘Stupcat’ (Foto)
Xhirimet e filmit ‘Zori’, pjesa e dytë, tashmë kanë nisur
ShowBiz
Nga disa foto që i ka siguruar lajmi.net nga disa momente të xhirimeve, përveç aktorëve tjerë, shihet edhe Mensur Safqiu i ‘Stupcave’.
Ky film me producent Naser Qeli dhe regjisor Esat Fejza, në pjesën e parë ka arritur që të mbledh artist nga skena e showbizit shqiptar. Në të patën luajtur këngëtarët si Noizy, Gold Ag, Meda, valltarja Kallashi, etj.
Kujtojmë se në kinemanë ABC, ‘Zori’ është një nga filmat më të shikuar. /Lajmi.net