Nisin talljet në internet me vajzën e Trump (Foto)

Një postim i Ivanka Trump në rrjetet sociale, është shoqëruar me tallje të shumta në drejtim të saj.

ShowBiz

28/11/2016 16:23

Vajza e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar një fotografi të djalit të saj për ta uruar për tetëmujorin e lindjes.

Mirëpo, në përshkrim, ajo ia ka uruar ditëlindjen – që në fakt urohet vetëm çdo vit!

“Nuk mund të besoj se Theodore i ka mbushur tetë muaj. Urime ditëlindje arushi im i vogël!”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/BNUSKAngI5U/

Ky postim është shoqëruar me tallje të shumta, teksa komentuesit ia sqarojnë se ditëlindja nuk festohet çdo muaj.

Theodore, i cili ka lindur në muajin mars, është fëmija i tretë i Ivankas me Jared Kushner. /Telegrafi/