Nisin takimet, Jahjaga pret përfaqësuesit e PDK-së

Ka nisur takimi në mes të Presidentes Atifete Jahjaga dhe delegacionit të PDK-së, të kryesuar nga Hashim Thaçi.

Lajme

15/10/2014 17:10

Raundi i radhës së takimeve në mes të Jahjagës dhe partive politike, për të gjetur zgjidhje për të dalur nga ngërçi politike, ka nisur me takimin e përfaqësuesve të PDK-së.

PDK edhe kësaj radhe është përfaqësuar nga kryetari Hashim Thaçi dhe nënkryetarët, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

Ky është raundi i radhës së takimeve, ku presidentja Jahjaga po ndërmjetëson negociatat në mes të PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV në anën tjetër.

Janë më shumë se 4 përpjekje që Jahjaga po bënë t’i lehtësojë këto takime, të cilat janë duke u mbajtur veç e veç me të gjithë përfaqësuesit politikë, pjesëmarrës në Kuvend.