Nisin takimet e liderëve politikë të Maqedonisë në Bruksel

Të gjithë liderët e 4 partive politike aktualisht kanë arritur në Bruksel, ku zhvillohen bisedimet kyçe për zgjidhjen e krizës politike.

Lajme

10/06/2015 14:19

Pas “takimeve bilaterale” me kryetarin e LSDM-së opozitare, Zoran Zaev dhe kryeministrin e Nikolla Gruevskit, rreth orës 13:00 pritet që katërshja e liderëve politikë nga Maqedonia në ndërmjetësim të eurkomiserit Johannes Hahn të ulen në tryezë të përbashkët dhe të dakordohen për t’i vënë fund krizës politike.

Ndërkohë thuhet se Hahn ka kohë për marrëveshje, deri në orën 17:30-18:00, sepse më vonë ka aktivitete të tjera. Kjo do të thotë se eurokomiseri për negociata për zgjerim ka ndarë pesë orë e gjysmë për marrëveshje, e cila pritet sot të jetë përfundimtare.