Nisin sulmet ajror kundër ISIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajror kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS) në Irak.

Bota

08/08/2014 16:23

Pentagoni sapo ka njoftuar se avioni amerikan kanë sulmuar artilerinë e radikalëve islamikë që po përdorej në qytetin Ibril, kundër forcave kurde që po përpiqen të mbrojnë vendbanimet e tyre në veri të Irakut.  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pak orë përpara kishte bërë të ditur se ka autorizuar avionët luftarakë amerikanë të kryejnë sulme ajrore me objektiv ekstremistët islamikë në Irak – për qëllime humanitare të civilëve që po masakrohen dhe përndjekjen nga shtëpitë e tyre, dhe natyrisht, nëse vihet në rrezik, për mbrojtje të personelit amerikan në këtë vend. 

Ky vendim ka si prioritet mbrojtjen e personelit amerikanë në Irak dhe shpëtimin e qindra mijëra civilëve të rrezikuar nga fraksioni i organizatës terroriste Al Qaeda, i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS), të cilët tashmë kanë shpallur kalifatin e tyre me territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, duke e quajtur “Shtetit Islamik”.

Mijëra pjesëtarë të komunitetit Jezidi dhe pjesëtarë të komunitetit të krishterë, janë larguar një ditë më parë nga shtëpitë e tyre, derisa forcat e “Shtetit Islamik” kanë avancuar duke marrë territore të reja nën kontroll.

Që prej dy muajsh mijëra civilë të komuniteteve të ndryshme, por shumica dërmuese myslimanë shia, janë vrarë nga terroristet sunni të ISIS.