Nisin sërish protestat në veri, u prinë Goran Rakiç

Po vazhdon edhe sot protesta e serbëve ne veri të Kosovës kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lajme

13/12/2018 10:35

Protestës i ka prirë kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiç, i cili ka mbajtur edhe një fjalim para protestuesve.

Protestuesit kanë mbajtur në dorë pankarta përmes të cilave kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kundër taksës.