Nisin pushimet për Adelina Ismailin dhe bashkëshortin e saj

Adelina Ismaili pas angazhimeve gjatë sezonit, ka nisur pushimet.

ShowBiz

17/09/2018 14:36

Këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ajo u shfaq në veturë bashkë me bashkëshortin e saj, Valin dhe djalin Uliksin, derisa i kishte lënë mbishkrimin fotos “Tre musketerët”.

Kujtojmë që gjatë këtij viti, Adelina është rikthyer në skenën muzikore me këngën “T’iqja”, e cila u prit mirë në publik.

Se a do të shohim së shpejti një projekt të ri nga Adelina, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/