Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e Pal Lekaj, do të mbajë sot ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë – Gojbule.

Lajme

14/05/2018 07:59

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gojbule, me fillim nga ora 09:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore.