Nisin problemet për Kosovën, ylli i madh lëndohet në stërvitje – Lajmi.net
Nisin problemet për Kosovën, ylli i madh lëndohet në stërvitje
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KombeveSport 11:04, 11 October 2018
Bernard Challandes nuk do të mund të llogarit në Leart Paçaradën për ndeshjen me Maltën

Kosova sot do të ballafaqohet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi i majtë, Leart Paçarada është lënduar gjatë stërvitjeve me Kosovën dhe tani është FFK që ka bërë të ditur se ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Maltës.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO