Nisin patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët ndërshtetërorë.

Lajme

01/07/2015 14:00

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje e cila u bë u bë në pikën kufitare në Vermicë, u tha se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë.

Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës.