Nisin konspiracionet në Serbi, çetniku Sheshel thotë se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Lideri radikal Serb, Vojsllav Sheshel, ka bërë një deklaratë lidhur me vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Lajme

17/01/2018 13:23

“Ka shanse të mëdha që në këtë qështje të jenë të involvuar gishta të huaj”  tha Sheshel, duke shtuar që do të jetë e pamundur për shërbimet sekrete të që të dijnë se cfarë saktësisht ndodhi, ngase sipas tij kjo ishte një vrasje profesioniste dhe ekziston nevoja për shërbimet e logjistikës, transmeton lajmi.net.

Mirëpo Sheshel nuk e përjashtoi as mundësinë që një shqiptar ta ketë kryer vrasjen  e djeshme, që sipas tij do të ishte një tentativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Është e mundur që Shqiptarët tani ti drejtohen përendimit duke i thënë:”Ne vramë një politikan serb, ne do të vrasim nga një serb deri sa Gjykata Speciale të shfuqizohet” tha Sheshel.

Duke u pyetur për mundësinë që FBI t’i bashkohet hetimit mbi vrasjen e Ivanoviq, Sheshel shtoi:

“Kjo nuk është e pamundur, mirëpo ekzsiton pyetja se ku FBI-ja do të përqendrojë pistat e hetimit dhe të përparojë me rastin” përfundoi Sheshel. /Lajmi.net/