Nisin hetimet ndaj prokurorit që u korruptua me 18 mijë euro

Prokurori i Tiranës Ardian Braho po hetohet në gjendje të lirë pas denoncimit për ryshfetin 18 mijë Euro. Burimet thonë për Syri.net se dy prokurorë të krimeve të rënda kanë sekuestruar kompjuterin dhe dy celularët e tij në lidhje me hetimet për korrupsion.

Lajme

29/09/2016 07:42

Hetuesit kanë dyshime se kolegu i tyre mund të ketë përfituar edhe favore të tjera, megjithatë kjo pistë mbetet për t’u provuar.

Braho po hetohet në gjendje të lirë pasi nuk ka qenë në videon denoncuese të emisionit “Stop”, por vetëm përmendej se do të merrte shumën e parave.

Ndërkohë, në pranga ndodhet oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi, i cili mori 18 mijë Euro dhe deklaroi se do t’ia jepte prokurorit që të pushonte hetimet për një dosje.