Nishani thërret seancën për betimin e Metës

Presidenti në detyrë i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare më 24 korrik, për ceremoninë e betimit të pasaardhësit të tij, Ilir Meta.

Lajme

30/06/2017 11:48

Dekreti i firmosur nga Nishani është bërë publik sot nga zyra e Presidencës. Meta u zgjodh President më 28 prill, në kohën e një krize politike në Shqipëri, ku opozita ishte në çadër, dhe nuk u përfshi në votimin për Presidentin e ri. Meta bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë, raporton TCH.