Nishani thërret në takim kryetarin e Shërbimit Informativ

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thërritur në një takim urgjent kryetarin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe kërcënimet nga ISIS.

Lajme

14/11/2015 15:19

Një ditë më parë, shërbimi sekret shqiptarë ngriti alarmin duke theksuar se ISIS ka “rrënjë” të thella në Shqipëri.

Janë mbi 140 shqiptarë që janë rekrutuar në radhët e ISIS në periudha të ndryshme, ndërsa rreziku për rekrutime të reja është ende i madh.

Dje, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi kërkoi që vëmendja të fokusohet në institucionet arsimore, pasi janë këto institucione që gjurmohen shpesh nga ekstremistët. /K.P./