Nishani në fjalimin e fundit si President: Ishte nder që i shërbeva Shqipërisë

Ditën e hënë, më 24 korrik, Bujar Nishani i lë zyrën presidentit të ri, Ilir Metës. Para ikjes së tij, ai ka zgjedhur të mbajë edhe një fjalim të fundit këtë të premte nga Presidenca.

Lajme

21/07/2017 15:42

Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur mbi shpatulla, për të cilën, siç ka thënë ai, ka dhënë maksimumin.

“Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit!”, – tha Nishani.