Nishani kërkon nga Bosnja që ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, u ka kërkuar kreut të Bosnje e Hercegovinës që ta rishqyrtojnë njohjen ndaj Kosovës.

Lajme

24/02/2016 14:04

Nishani ka bërë të ditur se në bisedime me presidencën e BeH ka kërkuar që përveç njohjes, të shqyrtojnë edhe pranimin e pasaportave të Kosovës për udhëtim të qytetarëve nga ky vend.

“Besoj që ky do të ishte një hap i mirë për Kosovën dhe për të gjithë rajonin. Kam ndarë qëndrimin tim me anëtarët e presidencës së BeH-së për njohjen e Kosovës. Mendoj se ky është një realitet që duhet pranuar”, ka shtuar Nishani, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se njohja “nuk është sulm ndaj asnjë vendi tjetër, por kontribut në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.

Numri një i Shqipërisë ka thënë se vendi i tij dhe BeH janë dy shtete që i përkasin të njëjtit rajon dhe kanë për qëllim integrimin evropian.

Ndërsa përfaqësuesi i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviq, pasi takimit ka thënë se dy shtet kanë raportet miqësore pa çështje të hapura. Ndërsa, nuk ka komentuar lidhur me kërkesën e Nishanit për njohjen e Kosovës. /lajmi.net