Nishani dekreton ministrat e rinj

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e të hënës emrat e ministrave të rinj të qeverisë, një ditë pasi iu dërguan nga kryeministri Edi Rama.

Lajme

22/05/2017 12:27

Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv. kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia.

Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj.

Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.

Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.

Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Një ditë më parë u bënë të ditur edhe emrat e atyre që do të drejtojnë KQZ-në, dhe Avokatin e Popullit. /TopChannel/