Nis tubimi i serbëve në Leposaviq pa Vuçiqin

Ka filluar në Leposaviq, tubimi i Partisë Përparimtare të Serbisë të Aleksandar Vuçiqit i cili po mbahet në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, njofton Klan Kosova.

Lajme

29/03/2017 13:38

Në këtë miting nuk po merr pjesë Vuçiq, pavarësisht lejes që morri nga Qeveria e Kosovës për të qëndruar në vendin tonë për tre orë.

Kryeministri aktual i Serbisë i cili njëherit është kandidat për president të Serbisë e anuloi vizitën e tij në Kosovë gjatë pasdites së djeshme me arsyetimin se po shantazhohet nga autoritetet në Prishtinë.

Në ndërkohë, mëngjesin e sotëm shumë rrugë të Kosovës janë bllokuar për një orë, për të penguar lëvizjen e serbëve të ftuar në tubimin e këtë tubim  të kryeministrit serb.