Nis tërheqja e ujit nga zonat e përmbytura në jug të Shqipërisë

Përmirësimi i lehtë i kushteve atmosferike, ka sjellë zvogëlim të hartës së tokave të përmbytura në viset jugore të Shqipërisë, ndërkohë që paralelisht kanë dalë në pah dëmet e mëdha të shkaktuara. 

Lajme

07/02/2015 10:15

Në Prefekturën e Fierit është mbledhur Shtabi i Emergjencave, ku i pranishëm ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, deputeti Gramoz Ruçi. Gjithashtu në takim kanë marrë pjesë edhe deputetë të tjerë të këtij qarku.

Në mbledhje është analizuar situata e krijuar në fshatrat e Fierit nga përmbytjet, në mënyrë që të merren masa sa me efiçietne. Sipas raportimeve në fshatin Darëzezë, një nga më të prekurit ka nisur tërheqja e ujit, por sërish situata është problematike pasi banesat janë të përmbytura dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme./Balkanweb/