Nis takimi Vuçiq-Mogherini

Sapo ka filluar takimi në mes të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Fedeica Mogherini me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

08/11/2018 18:44

Pas përfundimit të takimit në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kjo e fundit ka filluar takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton lajmi.net.

Lexo edhe:

Nis takimi Thaçi-Mogherini në Bruksel

Ky është takimi i dytë për ditën e sotme në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Pas këtij takimi me presidentin serb Vuçiq, Mogherini pritet që të ketë një takim trepalësh, pra të përbashkët me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/.