Nis takimi Thaçi-Mogherini në Bruksel

Ka filluar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Lajme

08/11/2018 18:30

Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, raporton lajmi.net.

Lexo edhe:

Thaçi në Bruksel: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të përafrojmë qëndrimet e marrëveshjes

Pas këtij takimi, Federica Mogherini do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pra do të bëj takime të ndara me të dy presidentët e më pas do të zhvillojë edhe një takim të përbashkët me të dy presidentët.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pak para fillimit të këtij takimi, deklaroi se takimi i sotëm është mjaft i rëndësishëm dhe se pavarësisht se do të jetë mjaft e vështirë, Kosova do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e qëndrimeve të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kujtojmë se përveç takimit në Bruksel, Thaçi e Vuçiq pritet të ballafaqohen edhe më 11 nëntor në Paris, në kuadër të ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore./Lajmi.net/