Liderët politikë në Maqedoni flasin për protestat e 17 majit

(Plotësim) Në takimin e liderëve në Maqedoni po diskutohet për formatin e protestave të 17 majit të paralajmëruar nga opozita, njofton Zhurnal.

Lajme

14/05/2015 15:33

Pritet që në fund të takimit të nënshkruhet një deklaratë mes drejtuesve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së se do të angazhohen që protestat të mos jenë të dhunshme dhe njëkohësisht të inkurajojnë dialogun politik me qëllim për tejkalimin e krizës politike.

Zoran Zaev, para takimit me liderë politikë

———————————————-

Takimi i liderëve po mbahet sot në klubin e deputetëve. Në këtë takim marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha; Zoran Zaev nga LSDM, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSh.

Liderët u ulen së bashku në tavolinë me Jess Baily, ambasadorin e SHBA-ve, dhe me Aivo Orav shefin e Misionit të BE-së në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së ka paraqitur pesë kërkesa deri në zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Me këto kërkesa partitë politike ulen në tavolinë

Formimi i qeverisë teknike

Ndarjen e partive nga shteti

Rregullimi i mediave dhe qasje e drejtë e opozitës të servisit publik RTVM-së dhe mediumeve të tjera.

Precizimi i legjislacionit zgjedhor dhe precizimi i Listës zgjedhore

Regjistrim i popullsisë

Kryeministri Nikolla Gruevski, nga ana tjetër, tha se qeveria kalimtare është e mundur vetëm pa VMRO-DPMNE-në.

Kërkesat e tij janë:

Procedurë juridike në pajtim me ligjet e Maqedonisë

Procedurë juridike për të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime se e kanë shkelur ligjin

Zgjidhje politike

BDI angazhohet për zgjidhje të qetë të krizës me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë.

Qëndrimi i PDSH-së deri më tani është i panjohur.