Nis sezonin e dasmave, Dafina shkëlqen me fustan të zi

Që nga viti i kaluar, orientimi i saj në karrierën artisike ka ndryshuar.

ShowBiz

05/04/2018 21:31

Kjo se, këngëtarja Dafina Dauti ka filluar ta praktikoj zhanrin e muzikës popullore, duke u aktivizuar edhe me pjesëmarrje në dasma, shkruan lajmi.net

Ndonëse në vitin 2017 kishte sezonin e parë, ajo u pëlqye nga publiku pasi kishte afër 25 dasma ku këndoi.

Edhe pse vera nuk ka ardhur akoma, sezoni i dasmave për Dafinën ka nisur.

Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Instastory ku shihet se po merr pjesë në një dasmë si këngëtare.

E veshur me një fustan të zi dhe një rregullim të bukur të flokëve e fytyrës, Dafina shkëlqeu me pamjen e saj./Lajmi.net/

30074527_2523469224545230_369987298_o