Nis seanca për rastin “Drenica”

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku e të tjerëve në rastin që ndryshe njihet si rasti “Drenica”.

Lajme

20/06/2017 11:02

Gjykata Supreme pritet ta japë verdiktin përfundimtar në këtë rast lidhur me akuzat për krime lufte ndaj Sami Lushtakut, Sylejman Selimit  dhe disa prej bashkëluftëtarëve të tyre.

Ata janë dënuar më parë në akuzën për krime lufte, por që avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre.

Ata akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999. /KlanKosova/