Nis seanca e jashtëzakonshme

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

13/11/2018 10:22

Me 20 minuta vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në seancë pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit si dhe agjendën integruese evropiane, raporton lajmi.net.

Momentalisht nuk ka kuorum për të miratuar pakon e ligjeve, pasi që të pranishëm në Kuvend janë vetëm 41 deputetë.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka ardhur dje nga kryeministri Haradinaj. /Lajmi.net/