Nis sanimi i pjesës së dëmtuar të rrugës afër liqenit të Badovcit

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve në sanimin e pjesës së dëmtuar në rrugën N25.2 Prishtinë-Graçanicë-Gjilan, afër liqenit të Badovcit, në të cilën si pasojë e rrëshqitjeve të trupit të rrugës, në vazhdimësi është dëmtuar dhe ulur pjesa e aslfatit, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin e automjeteve.

Lajme

10/03/2017 11:59

Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin rajonal dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e rrugës anësore, ku më pas do të sanohet pjesa e dëmtuar e rrugës me me kualitet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë që është e mundur sipas projektit të kësaj rruge. /Lajmi.net/