Nis pushimet Era Istrefi, shoqërohet nga këta persona?

Këngëtarja, Era Istrefi duket se po kalon çaste të lumtura me familjen.

ShowBiz

13/10/2018 14:59

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale, Instagram e cila shfaqet pranë familjes, shkruan lajmi.net

Në disa imazhe shihet vëllau i vetëm i Erës, Bledi e në njërën nga fotot duket të jetë nëna e saj, Suzana, emër tashmë i njohur për të gjithë ne.

Nuk dihet nëse familja Istrefi kanë nisur pushimet apo i kanë përfunduar pasi në bazë të imazheve ata janë në një udhëtim.

Sidoqoftë, sukseset e mëdha të Erës sidomos gjatë këtij viti i kanë sjell edhe familjes pushime luksoze e padyshim se janë pushime të merituara edhe për këngëtaren.

Ditë më parë në media u lansua një pjesë e shkurtër e këngës së Erës, refreni i së cilës ishte në gjuhën shqipe ku thuhet se do të dalë në treg shumë shpejtë.

“Oh God” dhe “Prisoner”, janë dy projektet e fundit të saj. /Lajmi.net/