Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Lajme

29/08/2018 17:04

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

Ky është edhe një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, me në krye ministrin Lekaj, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane.​/Lajmi.net/