Nis nënshkrimi i peticionit për ndëshkimin e Ramos

Përmes një peticioni të nisur në ‘Change.org’ tifozët e futbollit nga gjithë botën po kërkojnë ndëshkimin e Sergio Ramos nga UEFA dhe FIFA për ndërhyrjen që i bëri Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/05/2018 19:27

Ramos me një ndërhyje në pjesën e parë i pamundësoi Salahut vazhdimin e finales e cila u fitua nga Real Madrid me rezultat 3:1.

Kjo ndërhyje ka bërë që Ramos të jetë cak i një peticioni që kërkon dënimin e tij.

“Sergio Ramos qëllimshëm e mbajti krahun e Salahut, duke i shkaktuar dislokim. Jo vetëm që mungoi në atë ndeshje, por do të mungojë edhe në Botërorin 2018”, kanë shkruar nismëtarët e peticionit./Lajmi.net/