Ndizen 1 ton fishekzjarreve tek Biblioteka Kombëtare /VIDEO

Elvana Gjata mbajti sonte koncert në Prishtinë.

ShowBiz

14/07/2018 22:03

Ajo ka performuar para një numri të madh fansash tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka performuar hitet e saj më të njohura, ndërsa atmosfera ishte në maksimum.

Krahas koncertit, një çështje që u përfol gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë ndezja e 1 ton fishekzjarreve nga Pro Credit Bank, në këtë ambient.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga akterët politikë, të cilët e konsideruan si jo me vend këtë veprim, megjithatë fishekzjarret u lëshuan. /Lajmi.net/

.