Nis mbledhja e Qeverisë, taksa nuk është në rend dite

Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e rradhës së saj.

Lajme

22/01/2019 14:06

Ani pse pritej se taksa mund të jetë pikë e rendit të ditës, ajo nuk është vendosur, raporton lajmi.net.

Megjithatë, taksa ndaj Serbisë mund të vendoset edhe si pikë jashtë rendit të ditës.

Kujtojmë se pritshmëri të tilla ka pasur pas takimit të sotëm mes kryeministrit Haradinaj, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett.

SHBA-të ditëve të fundit kanë qartësuar qëndrimet e tyre për heqjen e taksës. /Lajmi.net/