Nis kujdestaria 24 orëshe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran

Kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran në 24 orë dhe nga sonte, e hënë duke filluar nga ora 20:00 ky shërbim do t'i ofrohet banorëve të Komoranit me rrethin për rastet emergjente.

Lajme

17/12/2018 19:27

“Të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që gravitojnë dhe kryejnë shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, nga e hëna (sonte) do të filloj kujdestaria e rregullt ( punë me orar të zgjatur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në ora 08:00 të mëngjesit) në këtë QMF për rastet emergjente, sipas orarit të përpiluar nga menaxhmenti i QKMF-së në Drenas, ndërsa shërbimet shëndetësore do të vazhdojnë të njëjta gjatë ditës sikurse deri më tani”, njofton kumtesa.

Siç thuhet në njoftim, ky ndryshim behët me qëllimin që të ju ofrohet shërbim sa më të shpejt vendbanimeve ne rrethin e Komoranit që te kenë më afër shërbimin emergjent gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës. /Lajmi.net/