Nis koncerti në sheshin ‘Skënderbeu’, mijëra njerëz në pritje të Ritës

Para pak çastesh ka nisur koncerti në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

ShowBiz

17/02/2018 21:21

Ky koncert që po mbahet në shenj të manifestimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka mbledhur në vete me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, shkruan lajmi.net

Në këtë mbrëmje, i pari që do të përformojë është Ledri Vula, kurse pas tij do të këndojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita e cila sot ka arritur në Kosovë, në konferencën e mbajtur për medie por edhe përmes rrjeteve sociale, ka deklaruar se mezi po pret që të përformojë para fansave të saj shqiptarë që po e presin me padurim që ajo të dal në skenë./Lajmi.net/

28170214_1897850893559556_1926043270_o