Nipi viziton gjyshen në spital menjëherë pas dasmës, ajo fluturon nga gëzimi (FOTO)

Nipi i bën surprizë gjyshes në spital. 91-vjeçarja Peg McCormack ndodhej në spital, pasi kishte thyer kaviljen dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte në dasmën e nipit të saj.

Fun

11/01/2016 14:07

Edhe pse mjeku i kishte thënë që të rrinte në shtat dhe të mos lëvizte, ajo ishte ngritur dhe kishte veshur fustanin që kishte zgjedhur për dasmë.

Gjyshja nuk kishte dashur që dasma të ndërpritej edhe pse ajo ishte mërzitur shumë se nuk kishte pasur mundësi të shkonte. Por çifti i martuar shkoi të vizitonte gjyshen në spital menjëherë pas ceremonisë.

Fytyra e gjyshes në ato momente nuk shprehet me fjalë. Ajo u lumturia pa fund.Fotot u bënë nga fotografja e dasmës, Rachel Nolan e cila tha: “

“ I pyeta nëse më lejonin që në atë moment aq intim të isha dhe unë me ta. E dija që ishte dicka familjare dhe intime dhe nuk doja të ndërhyja por ata nuk e kishin aspak problem dhe më lejuan të hyja.
Ajo ishte gjyshja më e lumtur në botë dhe si fotografe këto janë motivet për të cilat jetoj, të kam momente të tilla”.

gjyshja1 gjyshja2 gjyshja3 gjyshja4