Nipërit me fishekzjarre ia djegin stallën

Përdorimi i mjeteve piroteknike në ndërrimin e moteve ka djegur disa stalla në Kosovë.

Lajme

01/01/2019 18:22

Një person ka njoftuar se nipërit e tij duke ndezur fishekëzjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së bagëtive.

Rasti ka ndodhur në fshatin Brolic të Pejës rreth orës 00:05.

Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

“Sipas akuesit, vlera e të hollave është rreth 4 mijë euro”, thuhet në raortin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa stalla e bagëtive i është djegur edhe një tjetër personi. Rreth orës 22:00, një person ka njoftuar se në rrethana të pa njohura është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive në fshatin Lebushë të Deçanit.

Rasti i tretë ishte në fshatin Radoste në Rahovec rreth orës 00 e 20.

Një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë stalla e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. /Lajmi.net/