Nintendo zbulon pajisjet e reja 3DS

Pajisje të reja 3DS me një vrimë për një analog të dytë dhe me një CPU më të fuqishme do të vijnë në Japoni në tetor, ka paralajmëruar Nintendo të premten.

Auto & Tek

01/09/2014 00:19

Pajisjet e reja 3DS dhe pajisjet më të mëdha 3DS XL do të vijnë me një mundësi shtesë, me një vrimë anash për futjen e një analogu të dytë në anën e djathtë.

Butonat në pajisje janë bërë me ngjyra të atilla që i ngjajnë kontrolluesve të vjetër të kompanisë, transmeton Lajmi.net.

Nintendo tha se pajisjet do të kenë një CPU më të fuqishme, që do të thotë se disa lojëra do të mund të luhen vetëm në 3DS-in e ri, duke përfshirë lojën e posa të lansuar, Xenoblade Chronicles.

3DS i ri, i cili vjen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ka një çmim prej $154, kurse modeli 3DSXL vjen në ngjyrë të kaltër dhe të zezë metalike, me një çmim prej $181, transmeton Lajmi.net.