Nintendo do të lansojë celularë vetëm për lojëra

Celulari i parë i mençur i Nintendo pritet të lansohet në fund të këtij viti, dhe shumë të tjerë pritet që të vijnë pas tij.

Auto & Tek

08/05/2015 10:51

Në një takim me investitorët, CEO dhe presidenti Satoru Iwata tha se pritet që pesë celularë të lansohen deri në marsin e vitit 2017.

“Ndoshta po mendoni se është një numër i vogël,” tha Iwata, “por ne kemi për qëllim që çdo celularë që do ta lansojmë ta bëjmë një ‘hit’, pas të gjithave, ky nuk është numër i vogël i celularëve, përderisa ne duhet të demonstrojmë seriozitetin tonë në biznesin e pajisjeve të mençura,” shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Nintendo do të vazhdojë të prodhojë pajisjet e zakonshme për lojëra edhe në të ardhmen; një pajisje e re e quajtur NX që për momentin është duke u ndërtuar.

Kompania shpreson se me prodhimin e këtyre celularëve do t’i familjarizojë klientët me IP të Nintendo dhe eventualisht do t’i çojë ata në eksperienca të reja të lojërave në sistemet e dedikuara të lojërave.

Iwata njoftoi gjithashtu se Nintendo ka shitur rreth 10.5 milionë Amiibo në të gjithë botën.