Nikon prezenton kamerën CoolPix S810c Android

Pasi që ka një sistem Android, kamera mund të quhet aparat i zgjuar, dhe do të dalë në shitje në SHBA për 350$. Paisja do të goditë dyqanet në fillim të muajit maj dhe do të jetë në dispozicion në variante të ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Për momentin nuk ka ndonjë njoftim se…

Auto & Tek

11/04/2014 11:37

Pasi që ka një sistem Android, kamera mund të quhet aparat i zgjuar, dhe do të dalë në shitje në SHBA për 350$. Paisja do të goditë dyqanet në fillim të muajit maj dhe do të jetë në dispozicion në variante të ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Për momentin nuk ka ndonjë njoftim se a do të lansohet kjo kamerë edhe për vendet e tjera në botë.

Nikon Coolpix S810c vepron përmes sistemit Android 4.2.2 dhe mbanë një sensor 16 megapiksel CMOS, me 12x zmadhim të lenteve optike, lidhje WiFi, 1080p në 30fps të video incizimit dhe ka mbështetjen e GPS.

Përdoruesit do të jenë në gjendje që të qasen në mënyrë të lehtë në aplikacionet e kamerës, të cilat janë në dispozicion në Google Play Store. Kjo kamerë gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve ti shpërndajnë postimet e tyre ku të duan.